Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 11 janar 2024

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të cilat në zonën e qendrës dhe jug hera-herës do të jenë deri të dendura. Në zonën e jugut vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra. Ngrica në akset rrugore në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/14 Diell
Kukës -2/5 Diell
Lezhë 3/13 Diell
Dibër -3/4 Diell
Durrës 4/17 Diell re
Tiranë 4/16 Diell re
Elbasan 5/13 Diell re
Berat 3/16 Diell re
Vlorë 4/15 Diell re
Korçë -2/5 Diell re
Gjirokastër 1/14 Diell re
Sarandë 8/17 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky bën thirrje për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/01/2024