Ballina Flash

Ndriçim i sheshit “Nënë Tereza” me drita LED

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Tashmë Sheshi “Nënë Tereza” do të ketë ndriçim LED.

Ekipi i Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës u kujdes për zëvendësimin e shtyllave dhe ndriçuesve me LED.

Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pajisen me ndriçimin LED, i cili është tepër miqësor me ambientin dhe njëkohësisht edhe më pak i kushtueshëm.

Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Përveçse kursejnë energji, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit.

Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRevista e mirënjohur “AramcoWorld”: Kuzhina e rilindur shqiptare
Artikulli tjetërPOLONI – Ish-ministri i Brendshëm arrestohet në pallatin presidencial