Ballina Bota

FRANKFURT – Rritet inflacioni në eurozonë

FRANKFURT, 5 janar /ATSH-DPA/ – Inflacioni i eurozonës u përshpejtua sërish në dhjetor për herë të parë që nga shtatori, me çmimet e konsumit që u rritën me 2,9% në vit, sipas një vlerësimi fillestar nga Eurostat.

Autoriteti statistikor i Bashkimit Evropian paraqiti inflacionin vjetor në nëntor në 2,4%, niveli më i ulët që nga vera e vitit 2021.

Analistët kishin parashikuar një rritje në dhjetor.

Në terma mujore, niveli i inflacionit në dhjetor arriti në 0,2%.

Inflacioni i Eurozonës u dobësua gjatë vitit 2023 pasi arriti një nivel rekord prej 10,7% në vjeshtën e vitit 2022.

Inflacioni bazë regjistroi një rënie duke arritur në 3,4% në dhjetor krahasuar me 3,6% në nëntor./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Jacques Delors, socialist europian i vërtetë dhe udhëheqës i paharrueshëm i BE-së
Artikulli tjetërRindërtimi i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, Rama: Po rilind me ambiente e kushte dinjitoze