ROMË, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të shohim një Evropë që përfaqëson dhe që duhet të vazhdojë të përfaqësojë shpresën për të gjithë, një Evropë që duhet përmirësuar, e cila duhet të ketë politikën e saj të jashtme të vërtetë dhe ushtrinë e saj, tha sot zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
Tajani ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në varrimin e Jacques Delors, ish-presidentit të Komisionit Evropian që u nda nga jeta së fundmi.
“Të jesh pro evropian nuk do të thotë të heqësh dorë nga identiteti yt si italian, por, nëse je italian i mirë je edhe një evropian i mirë”, shtoi Tajani, duke theksuar nevojën për një Evropë udhëheqëse ”që na lejon të gjithëve të mbrohemi më mirë në kohën e sfidës së madhe globale”./ /a.i/





















