Ballina Flash

Kalendari artistik i TKOB për muajin janar

 

TIRANË, 4 janar/ATSH/ TKOB premton që festimet nuk do të përfundojnë me mbylljen e sezonit të festave. Ato do të vijojnë në vitin e 70-të të TKOB-së, duke çelur siparin e Kalendarit Artistik 2024, me një muaj të pasur me evente. I pari prej tyre do të jetë koncerti simfonik me muzikë shqiptare, “Simfonitë e Shpirtit”, të kompozitorëve të mirënjohur, Feim Ibrahimi dhe Aleksandër Peçit. Ky koncert do të vijë më 13 janar.

Më pas vijon koncerti i  Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore i titulluar “Jehona tonë”. Më 20 dhe 21 janar TKOB sjell kompozimet e grupit legjendar “Queen”, që ndryshuan historinë e muzikës botërore, interpretuar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së.

Ndërsa fundin e muajit, do ta presim nën tingujt e pianos së të madhit Stefano Bollani, në një koncert vokalo-simfonik.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakApeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Kryemadhit, mbetet në fuqi sekuestro e telefonit
Artikulli tjetërPorti i Durrësit, nis puna për përpunimin e mallrave për 2024