Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 2 janar 2024

TIRANE, 2 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në orët e para të 24-orëshit moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.  Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/12 Re shi diell
Kukës 4/10 Re shi diell
Lezhë 10/14 Re shi diell
Dibër 4/13 Re shi diell
Durrës 10/17 Re shi diell
Tiranë 12/16 Re shi diell
Elbasan 7/15 Re shi diell
Berat 7/16 Re shi diell
Vlorë 11/16 Re shi diell
Korcë 3/10 Re shi diell
Gjirokastër 5/12 Re shi diell
Sarandë 12/16 Re shi diell

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Fishekzjarret shkaktojnë panik edhe për miliona… kafshë!
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/01/2024