Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2023

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë si dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/13 Diell
Kukës -2/14 Diell
Lezhë 1/13 Diell
Dibër -2/11 Diell
Durrës 7/16 Diell
Tiranë 6/15 Diell
Elbasan 4/14 Diell
Berat 1/16 Diell
Vlorë 9/12 Diell
Korçë -3/12 Diell
Gjirokastër 0/14 Diell
Sarandë 6/16 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKapitalizimi për bankat, BSH: Nga 1 janari 2024 rritet në 2.5%
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/12/2023