TIRANË, 16 tetor/ATSH – A Fortuzi/ – Skuadra e “Kukësit” ka rigjetur Simo Rrumbullakun, që ishte i dëmtuar, duke rikthyer dhe qetësinë në repartin e mbrojtjes.
Kjo ndalesë e kampionatit, për shkak të angazhimeve të përfaqësueses Kombëtare në Ligën e Kombeve, i ka dhënë mundësi “Kukësit” të rikarikojë bateritë, madje të rigjejë dhe Rrumbullakun, që vjen nga një dëmtim.
Rrumbullaku konsiderohet një lojtar i rëndësishëm, për të cilin edhe vetë trajneri ka theksuar është ndier në javët e fundit. Gjirokastriti ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, atë ndaj “Flamurtarit” javën e dytë, ku pësoi një dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushave për një periudhë gati dymujore.
Edicionin e kaluar Rrumbullaku ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Kukësit”, teksa këto javë mungesa e tij dhe e mesfushorit Besar Musolli është ndier shumë te nënkampionët. /a.g/








