Ballina Aktualitet

Dhjetori festiv në Fier


TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Fierit është dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Fierit në prag të festave të fundvitit.

Bashkia e Fierit ka zbukuruar qytetin me pemën e Vitit të Ri, simbol i kësaj feste në qendër të qytetit, por jo vetëm, ndërsa lumi i Gjanicës është ndriçuar me ngjyra festive.

Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në prag të këtyre festave.

Po ashtu sheshi pranë parkut qendror të qytetit është kthyer në një hapësirë të dedikuar për argëtimin e fëmijëve dhe qytetarëve këtë fundvit.

Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet e vendit janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete takim me ambasadorin e Suedisë, thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit
Artikulli tjetërMbillen 1100 fidanë pishash në Pishë-Poro, Kumbaro: Viti 2024 i kushtohet pyjeve