Ballina Bota

HOLANDË – Sekuestrohen 500 kilogramë kokainë

AMSTERDAM, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Hetuesit doganorë holandezë kanë gjetur rreth 500 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit me një vlerë të shitjes me pakicë prej rreth 37,5 milionë euro (41 milionë dollarë), njoftoi zyra e prokurorit publik në Roterdam.

Droga thuhet se ishte e paketuar në thasë dhe e fshehur në fuçi me reçel.

”Kontejneri vinte nga Kolumbia dhe ngarkesa do t’i dorëzohej një kompanie holandeze, por kjo ndoshta nuk kishte të bënte me kontrabandën e drogës”, shpjegoi zyra e prokurorit publik.

Porti i Roterdamit është një nga portet kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi përcjell në SPAK autorizimin për arrestimin e Berishës
Artikulli tjetërBSH: Forcimi i kursit të këmbimit, kontribut në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste