Ballina Flash

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi mëngjesin e sotëm dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024.

Kështu, MAS shpalli datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Gjuha e Huaj jepet provim më 3 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 10 qershor, Matematika më18 qershor dhe provimi me zgjedhje më 24 qershor. Po më 24 qershor jepet provimi teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore profesionale.
“Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin janar 2024.
Suksese të gjithë nxënësve tanë”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurim shtëpisë-muze të Kostandin Kristoforidhit në Kalanë e Elbasanit
Artikulli tjetërEksportet e mallrave, 403 miliardë lekë gjatë 11-mujorit