Ballina Bota

GREQI – Dendias: Çështja e dëmshpërblimeve gjermane të LIIB mbetet e hapur

ATHINË, 14 dhjetor /ATSH-ANA/ – Çështja e dëmshpërblimeve gjermane të luftës mbetet e hapur për qeverinë greke, deklaroi ministri i Mbrojtjes Kombëtare greke, Nikos Dendias ndërsa përfaqësoi kryeministrin dhe qeverinë në ngjarjet përkujtimore të 80-vjetorit të Holokaustit të Kalavrytas.

Dendias në deklaratën e tij theksoi se përvjetorët si ai i Kalavritës ”kontribuojnë në krijimin e një fronti të gjerë të bashkimit”.

“Me emocion të madh kam përfaqësuar sot kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe qeverinë greke këtu në Kalavryta duke bërë nderimin e duhur për viktimat e mizorive naziste”, deklaroi ai.

”Gjithashtu dua të sqaroj se të gjithë këta përvjetorë janë raste për reflektim kombëtar dhe për të punuar për krijimin e një fronti të gjerë të bashkimit dhe mirëkuptimit kombëtar. Së fundi, në lidhje me çështjen e dëmshpërblimeve, dua të sqaroj diçka që e kam thënë disa herë si ministër i Jashtëm i vendit, pra në të kaluarën time. Çështja për qeverinë greke mbetet absolutisht e hapur”, theksoi Dendias./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – RSF: Të paktën 17 gazetarë të vdekur në LM që nga tetori
Artikulli tjetërBegaj në Bullgari, pritet nga homologu Radev