Ballina Flash

Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

PRISHTINË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim për krimet e luftës.

Në takimin e parë zyrtar të Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti nënvizoi se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen.

Këtë gjë e tha edhe drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, i cili premtoi ballafaqimin me të kaluarën dhe sigurimin që krimet e luftës mos të kalojnë pa u dokumentuar. /KosovaPress

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Italia tërhiqet nga projekti “Një brez, një rrugë”
Artikulli tjetërNdryshime në ligjin “Për median audiovizive”, AMA zhvillon tryezën e parë të konsultimit me grupet e interesit