Ballina Bota

PEKIN – BE thirrje për reduktim të barrierave tregtare

PEKIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zyrtarët e lartë të BE-së që vizitojnë Pekinin kanë bërë thirrje për një reduktim të barrierave tregtare për kompanitë evropiane.

“Produktet me vlerë mbi 2 miliardë euro (2,15 miliardë dollarë) shkëmbehen mes Kinës dhe Bashkimit Evropian çdo ditë, por deficiti tregtar i BE-së arrin në pothuajse 400 miliardë euro”, tha sot presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në bisedimet me liderët kinezë.

“Duhet të zbatohen masa konkrete për të ribalancuar këtë marrëdhënie”, tha ai.

Presidenti kinez, Xi Jinping tha më herët se Kina dhe BE-ja duhet të jenë partnerë dhe të mos e konsiderojnë njëri-tjetrin si rivalë.

Ai me sa duket po aludonte në deklaratat e bëra nga politikanë të lartë të BE-së, të cilët shpesh e përshkruajnë Kinën si një partner, konkurrent, rival sistematik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para takimit se kryeministrat evropianë nuk do të toleronin çekuilibrin në marrëdhëniet tregtare në afat të gjatë.

Von der Leyen përmendi aksesin e pamjaftueshëm të kompanive evropiane në tregun kinez dhe trajtimin preferencial të kompanive kineze përmes subvencioneve si probleme specifike për BE-në.//a.i/

 

​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Hanuka-n: Shpresë dhe dritë në jetën e të gjithë hebrenjve
Artikulli tjetërLajçak thotë se ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut