Ballina Aktualitet

Berisha: Projektligji i Ramës pamundëson komisionet hetimore

Tirane, 30 nëntor/ATSH/ Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për t’i qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama.

Në takimin me mbështetësit, Berisha u ndal edhe te komisionet hetimore parlamentare, për të cilat deputetë të opozitës thonë se janë e drejtë kushtetuese dhe kanë bllokuar prej disa kohësh funksionimin normal të Kuvendit.

Berisha theksoi se Rama me ligjin që sjell i bën të pamundura komisionet parlamentare për të funksionuar.

Berisha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet, tha ai, nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë. Më tej ai tha se “koha është sot! T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE fokus të veçantë shëndetit mendor
Artikulli tjetërLiga e Konferencës, “Ballkan” mposhtet në Air Albania