Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/11/2023

HELSINKI (Finlandë) – Kryeministri suedez Kristersson takohet me homologun e tij finlandez, Orpo.

ATHINË (Greqi) – Anëtarët e partisë greke të ekstremit të djathtë ”Spartans” thirren të dëshmojnë para Gjykatës së Lartë mbi akuzat për mashtrim.

PEKIN – Nis seanca dëgjimore për kompensimin e familjarëve të viktimave të fluturimit MH370.

BANGKOK (Tajlandë) – Festimi i festivalit tradicional të hënës së plotë Loy Krathong.

ODINTSOVO (Rusi) – Dëgjimi i Maksim Lypkan, aktivisti 18-vjeçar i akuzuar se kishte transmetuar fake news për ushtrinë ruse në kanalin e tij në Telegram.

PARIS (Francë) – Shqyrtimi i projektligjit për emigracionin në Asamblenë Kombëtare.

BARCELONË (Spanjë) – Takim i Unionit për Mesdheun.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Tregtisë të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Jashtëm.

PRAGË (Republika Çeke) – Demonstrata me thirrjen e sindikatave çeke kundër masave shtrënguese të qeverisë.

HANOVER (Gjermani) – Avionët ushtarakë ”Eurofighter” marrin pjesë në operacionin ”Hannover Shield 2023”.

BRUKSEL (Belgjikë) – BQE – Seanca dëgjimore e presidentes Christine Lagarde para Parlamentit Evropian.

VARSHAVË (Poloni) – Emërimi i mundshëm nga presidenti i qeverisë së Mateusz Morawieckit, nacionalistit populist./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 27 nëntor 2023
Artikulli tjetërFOKUS – Kompani finlandeze shkelin sanksionet e BE-së kundër Rusisë