Ballina Aktualitet

Peleshi: Forca Ajrore hap dyert për pilotët e FSK-së

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.

Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes ka shënuar raste të shumta stërvitjesh të përbashkëta dhe shkëmbim eksperience.

Në shtator të këtij viti, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan stërvitje të përbashkët.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Dy ushtarakëve të lartë rusë u ndalohet hyrja në vend
Artikulli tjetërOperacioni i Policisë dhe SPAK, Balla: Të arrestuar eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë