Ballina Bota

MUZIKË – Ora: Ende e trishtuar nga vdekja e Avicii

Rita Ora deklaroi se vazhdon të jetë e prekur nga vdekja e Tim Bergling, DJ i famshëm suedez, i njohur si Avicii, gjashtë muaj më parë.

“Ishte një tronditje e vërtetë”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova për DPA-në.

“Kjo ngjarje na tregoi se pas gjithçkaje, mund të ketë errësirë dhe trishtim”, shtoi ajo.

“Është me të vërtetë e vështirë, sidomos kur e njeh dikë dhe nuk e dini se çfarë do të ketë më pas”, tha Ora.

Bergling, 28 vjeç, i gjet i vdekur në një hotel në Oman, prillin e kaluar. Në një dokumentar britanik ai kishte folur për ankth dhe stres.

Rita Ora ishte mikeshë e Bergling dhe së bashku kishin regjistruar këngën “Lonely Together”.

Albumi i saj i ri “Phoenix” del më 23 nëntor./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi i spitalit të Durrësit, si dita me natën krahasuar me pesë vite më parë
Artikulli tjetërFRANCË – Gjashtë të vdekur pas motit të keq