Ballina Aktualitet

Hasani uron Cameron dhe Cleverly: Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i uroi sot  suksese David Cameron në emërimin e tij si Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Po ashtu Hasni shprehu urimet më të mira për James Cleverly në rolin e tij të ri si Sekretar i Brendshëm.

“Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar, në çështje dypalëshe, shumëpalëshe, si dhe ato të sigurisë”, u shpreh ai.

David Cameron, ish-kryeministri britanik, u emërua sot Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Po ashtu, James Cleverly, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Jashtëm, është emëruar nga kryeministri Rishi Sunak sekretar i Brendshëm, pas shkarkimit të Suella Braverman.

Shkarkimi i Braverman është pjesë e një riorganizimi në shkallë të gjerë të qeverisë britanike, që përfshin pozicione të nivelit të lartë./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Çfarë na bën qenie njerëzore? Universiteti amerikan heton evolucionin e trurit
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës vijon lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite dhe rikthimin e tyre në shërbim të komunitetit.