Ballina Flash

Rama: Autonomia spitalore do të shtrihet në gjithë vendin

TIRANË, 3 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se autonomia spitalore do të shtrihet në të gjitha spitalet e vendit, si mekanizëm për rritjen e cilësisë së shërbimit.

Në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të PS-së në Fier, Rama solli në vëmendje se pilotimi i autonomisë spitalore nisi pikërisht nga spitali i Fierit.

“Në spitalin e Fierit ka filluar pilotimi i autonomisë spitalore, që do ta shtrijmë dhe duhet patjetër ta shtrijmë në këtë periudhë drejt Shqipërisë së 2030 në të gjitha spitalet, në mënyrë që, të rritet cilësia e shërbimit, por të bjerë në mënyrë drastike infeksioni i korrupsionit, i bakshishit”, tha ai.

Duke folur për digjitalizimin, Rama u shpreh se është një proces që është shtrirë në shumë sektorë dhe ne tani po hyjmë në një rrugë akoma më të avancuar, me programe të reja të inteligjencës artificiale.

“Kjo do të na japë mundësinë që të rrisim një kapacitet në Shqipëri që të jetë një kapacitet që ndikon drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, se në fund të ditës është ekonomia”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkeqësimi i motit, ARRSH: Në akset rrugore nacionale, qarkullimi vazhdon normalisht
Artikulli tjetërKurti: Nuk e kam pranuar draft-statutin për Asociacionin, duhet të jetë së bashku me marrëveshjen bazike