TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi seancën plenare të Kuvendit me leximin e rendit të ditës, ndërsa vijojnë përplasjet e deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë të bllokojnë punimet pasi sipas tyre, iu janë shkelur të drejtat kushtetuese si ligjvënës.
Nikolla theksoi se në kushtet e kësaj situate nuk mund të zhvillohet interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Salla e Kuvendit vijon të jetë me karriket e kthyera mbrapsht nga deputetët e opozitës ndërkohë që deputetët po marrin fjalën sipas rendit të ditës.
/r.e/























