Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/10/2023

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku bën thirrje për një ditë lutjeje për paqen në Lindjen e Mesme.

STOKHOLM (Suedi) – Grevë në fabrikën e ”Tesla”-s.

MADRID (Spanjë) – Avokati i Popullit publikon raportin mbi krimet ndaj fëmijëve në Kishën Katolike Spanjolle.

AMAGANSET (SHBA) – 10-vjetori i vdekjes së Lou Reed, legjendës amerikane të rock-ut.

PITSBURG (SHBA) – 5-vjetori i të shtënave në një sinagogë që la 11 të vdekur, sulmi më i keq antisemitik në historinë amerikane.

EL GUNA (Egjipt) – Edicioni i gjashtë i festivalit të filmit.

BEJRUT (Liban) – Hezbollahu organizon një demonstratë solidariteti me palestinezët e Gazës.

BURIRAM (Tajlandë) – MotoGP – Çmimi i Madh i Tajlandës./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 27 tetor 2023
Artikulli tjetër“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës