Ballina Flash

Punime në Varrezën Antike të Sofratikës

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Specialistët e DRTK Gjirokastër përfunduan ndërhyrjen në Varret Antike të Sofratikës, ku kanë realizuar pastrimin nga vegjetacioni, pastrimin e pllakave të gurëve, kuadratimin e zonës dhe ngritjen e murit mbështetës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, postoi një album fotografish, në rrjetet sociale nga momentet e punës në këtë zonë arkeologjike. “Vijon puna e përditshme për mirëmbajtjen dhe nxjerrjen në dritë të monumenteve të kultures”, shkroi ministrja.

Varrezat Antike të Sofratikës janë një monument i trashëgimisë kulturore në qarkun e Gjirokastrës, të miratuara si të tilla në vitin 2003.

Varreza gjendet në Dropullin e Poshtëm dhe thuhet se i përkasin shekullit të dytë të erës sonë.

Më shumë se 30 varre të kufizuar me pllaka të mëdha guri e mermeri, të skalitur në përmasat 50 me 100 cm, janë evidentuar nga gërmimet e bëra rreth 50 vjet më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti para takimit në Bruksel: S’ka dialog pa u sanksionuar Serbia
Artikulli tjetërZgjatet sezoni turistik, INSTAT: Nga janari erdhën gati 8.3 milionë shtetas të huaj