Ballina Flash

Rritja e turizmit në Shqipëri, Kumbaro takon Wisner

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner dhe drejtuesja e USAID-it në Shqipëri, Mischere Kawas u takuan me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për të diskutuar industrinë në rritje të turizmit në Shqipëri, si dhe angazhimin ndaj praktikave të qëndrueshme mjedisore.

Ata u përqëndruan më tej në mënyrat se si qeveria e Shqipërisë mund të vazhdojë të përkrahë vendin si një destinacion turistik tërheqës, duke mbajtur në plan të parë mbrojtjen e mjedisit.

Teksa Shqipëria punon drejt anëtarësimit në BE, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e ndryshimeve transformuese përmes rritjes së efikasitetit të energjisë së rinovueshme, thekson Ambasada e SHBA në Tiranë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti në prag të vizitës së diplomatëve: Nuk mund të kemi normalizim pa siguri
Artikulli tjetërRama: Vijojnë punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ndër 50 më të bukurat e botës