Ballina Bota

FOKUS – X tarifon përdoruesit e rinj

SAN FRANCISKO, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Platforma e medias sociale X, e njohur më parë si Twitter, ka filluar të nxjerrë një abonim të ri që do t’i tarifojë përdoruesit e rinj, të paverifikuar me një dollar për veçoritë bazë të platformës.

”Përdoruesit e rinj në Zelandën e Re dhe Filipine do të jenë të parët që do të provojnë programin “Not A Bot”, tha X në një deklaratë.

“Ky program i ri synon të mbrohet kundër ‘bots’ dhe ‘spammers’ që përpiqen të manipulojnë platformën dhe të prishin përvojën e përdoruesve të tjerë X”, theksoi kompania.

“Kjo do të vlerësojë një masë potencialisht të fuqishme për të na ndihmuar të luftojmë ‘bots’ dhe ‘spammers’ në X, duke balancuar aksesin e platformës me shumën e vogël të tarifës”, deklaroi X.

Përdoruesit ekzistues nuk do të preken nga shërbimi i ri i abonimit.

Ata që zgjedhin të mos paguajnë do të jenë në gjendje të ndërmarrin veprime “vetëm për lexim”, përfshirë leximin e postimeve, shikimin e videove dhe ndjekjen e llogarive.

Megjithatë, ata nuk do të ishin në gjendje të pëlqejnë postimet, të përgjigjen, të ripostojnë, të citojnë ose të shënojnë postime./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCentral fotovoltaik me kapacitet 10 MW në zonën e Jagodinës, Elbasan
Artikulli tjetër​Kurti: Luftimi i shtetësisë sonë nga Serbia minon paqen e stabilitetin në rajon