STRASBURG (Francë) – Shpallja e fituesit të çmimit ”Saharov”, më i rëndësishmi i BE-së për të drejtat e njeriut.
SIDNEJ (Australi) – Misioni ekonomik belg i kryesuar nga princesha Astrid.
VALENCIA (Spanjë) – Takimi i ministrave të Tregtisë së BE-së.
LUKSEMBURG – Takimi i ministrave të Brendshëm evropianë.
BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz flet në Bundestag përpara një takimi të Këshillit Evropian.
ARRAS (Francë) – Funerali i Dominique Bernard, mësuesi i vrarë me thikë në Arras, në prani të Emmanuel Macron.
LAS VEGAS – I dyshuari për atentatin e Tupac Shakur në vitin 1996 përpara gjykatës.
UASHINGTON – Fjalimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në institutin ”Hudson”.
JOHANESBURG (Afrika e Jugut) – Vizitë e mbretit të Holandës Willem-Alexander.
BOGOTA (Kolumbi) – Panairi Ndërkombëtar i Kafesë në Kolumbi./ a.jor.












