Ballina Bota

PARIS – IEA: Pritet rritje e çmimit të gazit në dimër

PARIS, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Dimri i ftohtë mund të çojë në një rritje të çmimit të gazit, paralajmëroi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

“Rreziku i paqëndrueshmërisë së çmimeve është shkak për shqetësim, edhe pse vendet e depozitimit të gazit në Evropë kanë hyrë në sezonin e ngrohjes dimërore me kapacitet 96%”, tha IEA.

“Ndërsa kushtet e tregut janë lehtësuar me rënien e mprehtë të kërkesës në Evropë dhe një pjese të Azisë, furnizimi mbetet i shtrënguar’, shtoi IEA.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi një rritje të kapacitetit global të LNG-së prej 25% midis 2022 dhe 2026.

SHBA-ja po konsolidon pozicionin e saj si eksportuesja më e madhe në botë e LNG-së përmes ndërtimit të impianteve të reja të lëngëzimit.

“Rritja e furnizimit me LNG sinjalizon një zhvendosje në një treg më të globalizuar të gazit, i cili do të përmirësojë elasticitetin dhe aftësinë e furnitorëve dhe konsumatorëve për t’iu përgjigjur goditjeve të ofertës dhe kërkesës,” tha agjencia me qendër në Paris.

Ai parashikoi se kërkesa globale do të rritej me 1,6% çdo vit midis 2022 dhe 2026, nga 2,5% e regjistruar midis 2017 dhe 2021. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Blinken në Izrael pas sulmeve të Hamasit
Artikulli tjetërKështu ka ardhur tetori në majën e Vajushës në Lëpushë