Ballina Bota

SHBA – Steinmeier në vizitë të papritur në Uashington

UASHINGTON, 5 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë nesër një vizitë të papritur në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Takimi në kryeqytetin amerikan ka për qëllim të rikomfirmojë koordinimin tonë të ngushtë si aleatë të NATO-s për një sërë çështjesh të rëndësishme si mbrojtja e vlerave demokratike dhe angazhimi ynë i përbashkët për të mbështetur Ukrainën ndërsa mbrohet nga pushtimi i Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Në Berlin, zyra e presidentit gjerman tha se Steinmeier po udhëtonte në Uashington me ftesë të Biden.

Ky është takimi i parë mes dy presidentëve që kur Steinmeier, një ish-ministër i Jashtëm gjerman, mori detyrën si kreu i shtetit të Gjermanisë.

Shtëpia e Bardhë caktoi si ditë pushimi zyrtar 6 tetorin për të përkujtuar ardhjen e kolonëve të parë gjermanë në Filadelfia në 1683. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma Zgjedhore shkakton debate në Kuvend, opozita bllokon foltoren, anulohet seanca
Artikulli tjetërGJERMANI – Rënie e ndjeshme e eksporteve në gusht