Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 25 shtator 2023

TIRANE, 25 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave arjrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh me këto të fundit kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet. Në periudha të shkurtra kohore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje (verilindje dhe juglindje) reshjet në mënyrë të izoluar me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-14 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/32 Diell / re shi
Kukës 16/31 Re shi / diell
Lezhë 14/32 Diell / re shi
Dibër 15/33 Re shi / diell
Durrës 16/32 Diell / re shi
Tiranë 18/32 Diell / re shi
Elbasan 19/34 Diell / re shi
Berat 19/34 Diell / re shi
Vlorë 17/32 Diell / re shi
Korcë 15/30 Re shi / diell
Gjirokastër 13/33 Diell / re shi
Sarandë 17/31 Diell / re shi

 

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/9/2023
Artikulli tjetërMedia portugeze, “GAZ”: Shqipëria, çlirimi nga pushtuesit dhe tranzicioni demokratik