Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Lidhur me ardhjet masive të migrantëve në Lampedusa, ne duhet të tregojmë të gjithë solidaritetin tonë me Italinë në një moment të vështirë, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një intervistë për “France 24”.

“Bashkimi Europian do të jetë në krah të Italisë”, theksoi Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell konfirmoi nevojën për kontroll kufitar, me politika që shkojnë përtej masave të sigurisë, dhe marrëveshje me vendet e origjinës dhe tranzitit që lejojnë migracionin e rregullt dhe gjithashtu garantojnë dëbimin e migrantëve të paligjshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Camping Farma Shelegur”, oaz i qetësisë dhe natyrës
Artikulli tjetërManja: Punonjësit e burgjeve, kontribut të çmuar në shërbimin penitenciar