Ballina Bota

GREQI – Roja bregdetare shpëton dhjetëra migrantë

ATHINË, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Roja bregdetare greke shpëtoi sot 93 migrantë në vështirësi në brigjet e Greqisë.

Migrantët e gjetur në bordin e një varke me vela, do të dërgohen në qytetin port të Kalamatës më vonë gjatë ditës së sotme, njoftoi transmetuesi shtetëror ERT, duke cituar rojet bregdetare.

Agjencia kufitare e BE-së Frontex e gjeti varkën 40 milje detare, ose pak më pak se 75 kilometra, jashtë bregut grek dje në mbrëmje.

Bandat e kontrabandës përpiqen vazhdimisht të zhvendosin migrantët nga Turqia dhe shtetet në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme në shtetet e BE-së, Greqisë, Qipros ose Italisë.

Ka patur aksidente të shpeshta për shkak të dëmtimit të motorit, rrjedhjeve dhe problemeve të tjera të varkave.

Më 14 qershor, qindra migrantë humbën jetën pasi një anije peshkimi plotësisht e mbipopulluar u fundos rreth 50 milje detare, ose 93 kilometra, në perëndim të Greqisë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga 1 tetori, mbi 767 mijë pensionistë përfitojnë rritjen në masën 8.6%
Artikulli tjetërDebate në KS, Rama – ambasadorit rus: Nëse ndalni luftën, Zelensky nuk flet