Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 13 shtator 2023

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare (transparente dhe të larta) në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/33 Diell
Kukës 14/32 Diell
Lezhë 17/33 Diell
Dibër 16/32 Diell
Durrës 20/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 22/36 Diell
Berat 15/36 Diell
Vlorë 16/32 Diell
Korçë 14/30 Diell
Gjirokastër 13/35 Diell
Sarandë 19/32 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuka: Kombëtarja U-21, fitore fantastike ndaj Rumanisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/9/2023