Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/9/2023

TOKIO (Japoni) – Kryeministri Fumio Kishida riorganizon qeverinë.

ATOK (Pakistan) – Përfundimi i paraburgimit të ish-kryeministrit Imran Khan për një çështje sekrete shtetërore.

PARIS (Francë) – IEA: publikimi i raportit mujor për naftën.

Humlebæk (Danimarkë) – Hapja e ekspozitës së parë për ”Pussy Riot”.

STRASBURG (Francë) – Fjalimi vjetor i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen>

STRASBURG (Francë) – Svetlana Tikhanovskaia, liderja e opozitës bjelloruse, flet në Parlamentin Evropian.

STRASBURG (Francë) – Votimi për një reformë të rregullave të brendshme në Parlamentin Evropian pas skandalit të Katargate.

LONG BIÇ (SHBA) – ”Greenpeace” zbulon raportin për oqeanet.

UASHINGTON (SHBA) – 30-vjetori i shtrëngimit historik të duarve mes Yitzhak Rabin dhe Yasser Arafat gjatë nënshkrimit të një marrëveshje izraelito-palestineze.

UASHINGTON – Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer mirëpret Musk, Zuckerberg dhe Altman për të diskutuar mbi IA.

UASHINGTON – Fjalim i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 13 shtator 2023
Artikulli tjetër“Radio Eska”: Shqipëria destinacioni perfekt për pushime të përballueshme