Ballina Aktualitet

Nikolla: Shqipëria, në krah të SHBA e BE kundër terrorizmit

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përkujtoi sot 11 Shtatorin 2001.

“22 vjet më parë, për shkak të mizorisë së një akti terrorist, kombi amerikan humbi mbi 3000 jetë të bukura dhe një pjesë e zemrave të 3000 familjeve amerikane u copëtuan”, u shpreh Nikolla.

“Prej 11 Shtatorit 2011, beteja e SHBA dhe e botës demokratike e të qytetëruar kundër terrorizmit ka vijuar e ashpër. Kombet e lira e demokratike i kanë fituar, po i fitojnë dhe do t’i fitojnë betejat me terroristët dhe mbështetësit e tyre”, theksoi Nikolla.

“Si anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së, anëtare e denjë e NATO-s dhe kandidate për në BE, Shqipëria qëndron sot në krah të ShBA dhe BE në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht terrorizmit kibernetik, dhe ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh Nikolla.

“Siguria kibernetike është aktualisht një prioritet i partneritetit strategjik shqiptaro-amerikan dhe Kuvendi ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë këtë prioritet të bashkëpunimit dypalësh”, përfundoi mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFillimi i shkollës – Zonja e Parë, Armanda Begaj viziton shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq
Artikulli tjetërKapet autori i vendosjes së zjarrit në Fier, u dogjën 40 hektarë bimësi