NJU DELHI, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Afrikan (AU) është në prag të bashkimit me grupin G20 të ekonomive të mëdha të industrializuara dhe në zhvillim, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel përpara fillimit të samitit të G20-s në Nju Delhi.
”Konsensusi midis anëtarëve të G20 për pranimin e Bashkimit Afrikan ishte një sinjal i mirë”, theksoi Michel.
Bashkimi Evropian me 27 shtetet e tij anëtare është aktualisht e vetmja organizatë rajonale anëtare e G20-s.
AU ka 55 anëtarë, duke përfshirë të gjitha vendet afrikane të njohura gjerësisht dhe Saharanë Perëndimore.
”Megjithatë, nuk është ende e qartë se kur Bashkimi Afrikan do të jetë në gjendje të bëhet zyrtarisht anëtar”, theksojnë diplomatët.
AU mund të marrë pjesë në një samit të G20-s për herë të parë si një anëtar i rregullt vitin e ardhshëm në Brazil ose në 2025 në Afrikën e Jugut./ /os/























