Ballina Bota

RUSI – Autoritetet konfirmojnë vdekjen e shefit të ”Wagner”

MOSKË, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet ruse kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar ”Wagner”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS duke cituar Komitetin Hetues Rus (SKR).

Prigozhin është supozuar i vdekur që kur një aeroplan u rrëzua në rrethana të paqarta jashtë Moskës të mërkurën.

Prigozhin dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të grupit ”Wagner” u renditën në mesin e 10 personave në bordin e avionit, të cilët humbën jetën.

TASS raportoi të dielën se, pas identifikimit të të 10 viktimave të një aksidenti avioni, hetuesit rusë kanë konfirmuar se Prigozhin ishte një prej tyre./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliera pësoi defekt, Policia Kufitare e Sarandës ndihmon tre turistët turq
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Engjëjt mbrojtës sigurisht që ekzistojnë!