Ballina Ekonomi

Monedhat e huaja humbin terren ndaj lekut

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën euroja dhe dollari amerikan thelluan nënçmimin ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 94.00 lekë, ose 0.44 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha evropiane këmbehet në kuotën 103.21 lekë, duke zbritur me 0.44 lekë, ndërsa paundi britanik zbriti me 0.50 lekë dhe këmbehet me 119.76 lekë.

Franga zvicerane humbi terren me 0.60 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 107.38 lekëve.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.00 -0.44
Euro EUR 103.21 -0.44
Poundi Britanik GBP 119.76 -0.50
Franga Zvicerane CHF 107.38 -0.61
Jeni Japonez (100) JPY 65.58 -0.42
Dollari Australian AUD 61.56 +0.04
Dollari Kanadez CAD 70.09 -0.19
Korona Suedeze SEK 8.82 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 9.22 +0.01
Korona Daneze DKK 13.85 -0.06
SDR SDR 125.61 -0.79
Ari (OZ 1) XAU 181138.94 -1,488.31
Argjendi (OZ 1) XAG 2139.09 -45.38
Juani Kinez (onshore) CNY 13.05 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 13.02 -0.05
Lira Turke TRY 3.48 -0.02

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPronat mbulojnë 60% të portofolit të kredisë në valutë të huaj
Artikulli tjetërKrujë, ekspozita me veshjet popullore të shqiptarëve zgjon kureshtjen e vizitorëve të huaj