TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot modelin e tregut të gazit natyror.
Modeli i tregut i gazit natyror, i përcaktuar në këtë vendim, do të jetë i aplikueshëm në momentin që do të bëhet efektiv aktiviteti në tregun e gazit natyror i shoqërisë TAP AG ose i shoqërisë “ALBGAZ”, sh.a. si dhe në çdo rast që një shoqëri e gazit natyror do të ketë aktivitet komercial në tregun e gazit.
Sipas këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Enti Rregullator i Energjisë, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, sigurojnë monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të modelit të tregut të gazit natyror.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enti Rregullator i Energjisë dhe “ALBGAZ”, sh.a., e “Albpetrol”, sh.a../m.m/j.p/





















