/TORONTO, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau kanë njoftuar ndarjen e tyre pas 18 vitesh martesë.
“Pas shumë bisedave kuptimplote dhe të vështira, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”, shkruan të dy në Instagram.
“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e bashkuar me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë t’a ndërtojmë për mirëqenien e fëmijëve tanë, ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë dhe privatësinë e tyre”, shkruajnë ata.
Çifti u martua në 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Xavier, i lindur në 2007, Ella-Grace, i lindur në 2009 dhe Hadrien, i lindur në 2014.
Justin Trudeau është anëtar i Partisë Liberale dhe ka qenë kryeministër i Kanadasë që nga viti 2015.
Sophie Grégoire Trudeau kishte punuar më parë si prezantuese televizive dhe radioje. /os/























