Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 korrik 2023

TIRANË, 30 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era me shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/34 Diell
Kukës 19/30 Diell
Lezhë 20/34 Diell
Dibër 18/32 Diell
Durrës 22/35 Diell
Tiranë 23/36 Diell
Elbasan 20/37 Diell
Berat 17/33 Diell
Vlorë 23/35 Diell
Korcë 17/30 Diell
Gjirokastër 15/36 Diell
Sarandë 21/36 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Gati t’i përvishemi një tjetër beteje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/7/2023