Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e hënë, 24 korrik 2023

TIRANE, 24 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/38 Diell
Kukës 21/37 Diell
Lezhë 22/36 Diell
Dibër 18/36 Diell
Durrës 23/39 Diell
Tiranë 26/39 Diell
Elbasan 23/39 Diell
Berat 20/40 Diell
Vlorë 23/38 Diell
Korcë          17/35 Diell
Gjirokastër 20/39 Diell
Sarandë 19/37 Diell

           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarri në fushën e mbetjeve, 8 mjete të Emergjencave Civile drejt Vlorës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/7/2023