Ballina Flash

Rama: Nis edicioni i 7-të i “ZA Fest” në Shkodër


TIRANË, 21 korrik/ATSH/ “ZA Fest”, një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata, vjen sot në edicionin e tij të shtatë, që do të mbahet në qytetin artdashës të Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik, ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.

“Disa prej artistëve më në zë të momentit do t’i gjeni në Za Fest VII” nga sot deri të dielën, me performancat e tyre në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër”, shkruan Rama.

“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës. Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI dënuar në Itali, SPAK sekuestron pasuritë e Viktor Shorajt
Artikulli tjetërITALI – Policia sekuestron mbi pesë tonë kokainë