TIRANË, 20 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 26/39 | Diell |
| Kukës | 22/37 | Diell |
| Lezhë | 26/38 | Diell |
| Dibër | 20/38 | Diell |
| Durrës | 24/40 | Diell |
| Tiranë | 27/41 | Diell |
| Elbasan | 25/42 | Diell |
| Berat | 22/41 | Diell |
| Vlorë | 25/39 | Diell |
| Korcë | 20/35 | Diell |
| Gjirokastër | 20/40 | Diell |
| Sarandë | 23/38 | Diell |























