ATHINË, 14 korrik /ATSH-ANA/ – Vala e të nxehtit ”Kleon” është në rritje të plotë në të gjithë Greqinë ditën e sotme.
Sipas meteorologëve, dita e sotme pritet të jetë më e nxehta me temperatura deri në 44 gradë Celsius në Sterea dhe Thesali.
Përveç kësaj, një alarm shëndetësor i nivelit 3 u lëshua në Athinë, Selanik dhe Larisa.
Rreziku i zjarrit është rritur ndjeshëm pasi kushtet shumë të nxehta dhe të thata rrisin ndjeshëm ndezshmërinë e lëndëve organike të vdekura në pyje./ /os/























