VILNIUS, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s kushtuar veçanërisht dëshirës së Kievit për t’u bashkuar me aleancën.
“Ai sapo mbërriti”, tha zëdhënësi i tij, Serguii Nykyforov.
Më herët gjatë ditës, Zelensky dënoi “pavendosmërinë” dhe “dobësinë” e NATO-s, hezitimi i së cilës për anëtarësimin e Ukrainës nxit, sipas tij, “terrorin” rus kundër vendit të tij./ a.jor.












