TIRANË, 8 tetor/ATSH/-Mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” vijojnë të ofrojnë shërbim të specializuar në maternitetet e Burrelit dhe Gjirokastrës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se po punohet çdo ditë për të përmirësuar shërbimin për nënat dhe fëmijët.
Falë programit të patronazhit nënat dhe fëmijët po marrin shërbime cilësore afër vendbanimit, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar me sukses 197 lindje. Paralelisht po vijohet me investimet për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin.
Manastirliu ka theksuar se së shpejti do të aplikohet politika e re sociale, ajo e bonusit të bebeve për çdo fëmijë që vjen në jetë.
z.tosku. /j.p/





















