Ballina Flash

Kushi: Shkolla e Baletit së shpejti me status të veçantë

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Nxënësit e Shkollës së Baletit festuan diplomimin e maturantëve përmes një shfaqjeje të mrekullueshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

E pranishme në sallë ka qenë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Ministrja është shprehur në rrjetet sociale se, nxënësit e kësaj shkolle e befasojnë gjithmonë me talentin dhe performancat e tyre.

“Interpretimi i tyre i jashtëzakonshëm është një tregues i arritjeve dhe suksesit të shkollës, nën drejtimin e të gjithë ekipit të mësuesve, koreografëve dhe veçanërisht drejtoreshës së palodhur të kësaj shkolle Blerina Arbana”, tha ministrja Evis Kushi.

Ajo është shprehur besimplotë që Shkolla e Baletit, ashtu si edhe shkollat e tjera artistike, do të marrin status të veçantë me ndryshimet e sapomiratuara në Ligjin për Arsimin Parauniversitar. Në këtë mënyrë do të rritet më tej cilësia dhe do të jenë edhe më të suksesshme në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve.

Ministrja Kushi u uroi suksese artistëve të rinj dhe të shkëlqejnë sa më shumë në të gjitha skenat ku do të performojnë në të ardhmen.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënçmimi i euros, Sejko: Ndikon turizmi dhe investimet e huaja, nuk ka spekulim
Artikulli tjetërRama: Firmosëm 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive, presim konfirmimin e takimit me Kurtin