ISLAMABAD, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria talebane e Afganistanit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha salloneve të bukurisë të grave.
Asnjë arsyetim nuk ishte dhënë për vendimin.
“Licensat e salloneve skadojnë muajin e ardhshëm”, sipas dekretit të publikuar nga media afgane.
Sallonet e bukurisë kanë qenë një nga burimet e pakta të të ardhurave për gratë afgane, disa prej të cilave janë fitimet kryesore për familjet e tyre.
“Burrat tanë nuk kanë punë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë nëse e mbyllin këtë vend”, tha një estetiste për transmetuesin TOLOnews.
Me marrjen e pushtetit në gusht 2021, talebanët u zotuan të respektojnë të drejtat e grave.
Që atëherë gratë janë nxitur drejt punësimit profesional. Universitetet dhe shkollat e mesme gjithashtu kanë mbyllur dyert për gratë dhe vajzat.
Dekretet e talebanëve nuk zbatohen gjithmonë plotësisht.
Shumë gra nga Kabuli vazhdojnë të shfaqen në publik me fytyrat e tyre të zbuluara dhe një numër shkollash private vazhdojnë të ofrojnë arsim për vajzat përtej nivelit fillor. //a.i/











