Ballina Flash

Smith: Programet e shkëmbimit të DASH ndërtojnë lidhje për adresimin e sfidave globale

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Ekspertë të shëndetit publik nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa u mblodhën këtë javë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi “Të rejat në ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit në punë”, organizuar nga ish-pjesëmarrësja amerikane në Fulbright, Melissa Perry, së bashku me studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë të shëndetit publik.

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Demian Smith mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse dhe vuri në dukje ndikimin e programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, si Fulbright, për të ndërtuar lidhje mes njerëzve që adresojnë sfidat globale.

Smith theksoi rëndësinë e demokracisë në bashkimin e njerëzve për të shkëmbyer lirisht ide.

Ai theksoi lidhjen e drejtpërdrejtë mes luftës kundër korrupsionit dhe dhënies përparësi të shëndetit publik dhe ndau shpresën e tij se konferenca do të vazhdojë të jetë e dobishme për akademikë, studiues dhe studentë në këtë fushë.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi i Elbasanit, pjesëmarrës në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës
Artikulli tjetërPoeti suedez Leandoer në podkastin “Flasim”: Më e mira e Shqipërisë janë shqiptarët