Ballina Bota

MINSK – Lukashenko: Prigozhin ka mbërritur në Bjellorusi

MOSKË, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin tani ndodhet në Bjellorusi pas rebelimit të tij në Rus,i në fundjavë.

“Prigozhin është në Bjellorusi”, tha lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Belta”.

Ka pasur spekulime të shumta për vendndodhjen e tij.

Lukashenko ndërmjetësoi për t’i dhënë fund përplasjes midis Moskës dhe liderit mercenar Prigozhin, i cili marshoi ushtrinë e tij private drejt kryeqytetit rus, në një mosmarrëveshje për furnizimet dhe mënyrën sesi shefat e Kremlinit po mbikëqyrnin luftën në Ukrainë.

Sipas Kremlinit, Prigozhin vendosi të gjente strehim në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje, ndërsa akuzat penale kundër tij janë hequr.

Lukashenko pranoi se të gjitha palët e përfshira, përfshirë edhe vetë ai, fillimisht e kishin nënvlerësuar rrezikun e përshkallëzimit të situatës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Bashkëpunim i ngushtë me Bavarinë në fushën e arsimit
Artikulli tjetërMandati i Xhaçkës, Këshilli për Legjislacionin më 7 korrik paraqet raportin përfundimtar